Replikat! Ja çfarë i tha Jozi-Gjestit teksa largohej nga shtëpia e BBVIP4!
Lajmifundit
/
5 Shkurt 2025, 21:20
Showbiz

Këngëtari Joz Marku është përjashtuar Big Brother VIP Albania pas një deklarate të rëndë ndaj Gjestit, duke e quajtur “kopil shkine”.
Kjo deklaratë ofenduese e ka detyruar produksionin që të marrë vendime për ta përjashtuar Jozin, ndërkohë që në rrjet ka pasur reagime të forta.
Ndërkohë që po përshëndetej me banorët, Jozi nuk hezitoi t’i drejtohej sërish Gjestit me një tjetër deklaratë denigruese, duke i thënë: “Ti nuk ke gjak shqiptari”.
Por Gjesti ka ruajtur gjakftohtësinë dhe nuk ka reaguar, duke shmangur kështu incidentet.


