Emri/ Shkarkohet nga detyra prefekti i Kukësit, ja kush e zëvendëson!

Aktualitet

Emri/ Shkarkohet nga detyra prefekti i Kukësit, ja kush e

Këshilli i Ministrave ka marrë sot vendimin për të liruar nga detyra, prefektin e Qarkut të Kukësit, Agron Geca.

Në VKM-në e bërë publike mësohet se zotin Geca do ta zëvendësojë Dritan Baji, i cili do të mbajë postin e prefektit.

Geca u emërua në detyrë dy vite më 12 dhjetor 2023.

Vendimi i plotë:

“V E N D I M PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË KUKËSIT. Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5 të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Agron Geca, prefekt i Qarkut të Kukësit, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Dritan Baji emërohet prefekt i Qarkut të Kukësit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

ME TE LEXUARAT