"Përulem ndaj vuajtjeve që keni kaluar", Jozi i kërkon sërish falje qytetarëve të Kosovës: E kisha për armikun, jo për ju!

Showbiz

"Përulem ndaj vuajtjeve që keni kaluar", Jozi i kërkon

Jozi, banori i cili i përjashtua nga Big Brother pas sherrit me Gjestin ka reaguar sërish në rrjetet sociale.

Përmes një videomesazhi, këngëtari i ka kërkuar falje qytetarëve të Kosovës duke theksuar se në asnjë moment nuk ma dashur t'i fyejë. 

"Ndiej një detyrim shpirtëror, patritotik ndaj gjithë shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit.

Për t’ju kërkuar falje publike për këtë situatë e cila në asnjë mënyrë nuk kishte për qëllim të prekte plagën tonë të përbashkët.

E kam përmendur armikun vetëm si shembull negativ për të treguar që nuk duhet të jemi ata që ndjekin këtë rrugë.

Kjo shprehej nuk i drejtohej dhe nuk i përket asnjë shqiptari. Kosovën e dua me shpirt dhe me respekt përulem ndaj krejt vuajtjeve që kanë kaluar”, shprehet Jozi.

ME TE LEXUARAT