Kapet një person me kokainë në Tiranë, detajet e para nga operacioni i policisë
Lajmifundit
/
7 September 2021, 17:04
Aktualitet

Policia ka kapur një person me lëndë narkotike të dyshuar kokainë në Tiranë.
Burime nga uniformat blu bëjnë me dije për ABC se personi në fjalë është kapur në afërsi në Paskuqanit, me 1 kg kokainë në makinë.
Operacioni është zhvilluar nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, sektori i narkotikeve. Mësohet se operacioni është duke u zhvilluar ende.


