Kapet në kufi turisti hungarez që vodhi portofol në Ksamil, iu gjet dhe përforcues metalik grushti në makinë

Aktualitet

Kapet në kufi turisti hungarez që vodhi portofol në Ksamil, iu

Policia e Sarandës ka vënë në pranga një shtetas hungarez të shpallur në kërkim për një rast vjedhjeje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur më 28 korrik 2025, kur një turist raportoi vjedhjen e portofolit të tij, në të cilin ndodheshin para dhe karta bankare.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe falë bashkëpunimit mes specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë dhe shërbimeve të Policisë Kufitare në Pikën Kufitare Qafë Botë, u bë e mundur ndalimi i autorit të dyshuar, shtetasit A. S., 36 vjeç, banues në Hungari, teksa po tentonte të largohej nga territori shqiptar me automjetin e tij tip “Volkswagen”.

Gjatë kontrollit në automjet, përveç sendeve personale, policia gjeti dhe një përforcues grushti prej metali, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

ME TE LEXUARAT