Borsh/ Arrestohet në flagrancë 29-vjeçari që shkaktoi aksidentin me dy viktima

Aktualitet

Borsh/ Arrestohet në flagrancë 29-vjeçari që shkaktoi

Një aksident i rëndë me pasojë dy viktima dhe dy të plagosur është regjistruar më 30 korrik 2025 në rrugën e Plazhit, në Borsh. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka njoftuar se ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e automjetit tip “Benz”, shtetasin M. Q., 29 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se i riu ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me një furgon që drejtohej nga shtetasi K. M., 66 vjeç. Nga përplasja e fortë, K. M. dhe pasagjerja e tij, D. P., 70 vjeçe, kanë humbur jetën në vendngjarje.

Ndërkohë, vetë drejtuesi M. Q. dhe pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi P. A., 23 vjeç, janë transportuar në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë për trajtim mjekësor të specializuar.

Policia vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion