Kapet duke transportuar mbi 1000 fara kanabisi me qëllim shitjen, arrestohet 55-vjeçari në Durrës

Aktualitet

Kapet duke transportuar mbi 1000 fara kanabisi me qëllim shitjen,

Durrës/Vijojnë goditjet kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni i koduar “Parandalimi”.

Posedonte me qëllim shitjen, mbi 1000 fara Cannabisi, kapet në flagrancë duke i transportuar me automjet dhe vihet në pranga 55-vjeçari.

Sekuestrohen farat dhe automjeti.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas dispononte një sasi farash Cannabisi, me qëllim shitjen në qytetin e Durrësit, organizuan menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Si rezultat i veprimeve të shpejta të kryera në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Durrës, u finalizua operacioni i koduar “Parandalimi”.

Gjatë operacionit, në hyrje të qytetit të Durrësit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues autorin e dyshuar, shtetasin A. Sh. Gjatë kontrollit në automjet, gjetën 2 qese me fara të dyshuara narkotike Cannabis Sativa (në total 1045 fara), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Në përfundim të veprimeve, shtetasi A. Sh., 55 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion