Kapet duke marrë pakon me kanabis të porositur nga Kanadaja, arrestohet 22-vjeçari nga Shkodra

Aktualitet

Kapet duke marrë pakon me kanabis të porositur nga Kanadaja,

Një tjetër rast i trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike është goditur nga Policia e Shtetit, në kuadër të operacionit të koduar “Kontinenti”.

Një 22-vjeçar nga Shkodra u arrestua në flagrancë teksa merrte një pako me 7 kg Cannabis Sativa, të dyshuar të trafikuar nga Kanadaja, në një degë postare në Vorë. Policia ka shpallur në kërkim edhe porositësin e drogës, ndërsa hetimet po vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.

Njoftimii polcisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kontinenti”. Sekuestrohen 7 kg Cannabis, trafikuar nga Kanadaja.

Kapet duke marrë pakon me lëndë narkotike, në një degë postare në Vorë, një 22-vjeçar, banues në Shkodër.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim porositësi i pakos.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë, si dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe me Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, në vijim të operacioneve policore me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri, të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC-je, finalizoi operacionin “Kontinenti”.

Në kuadër të operacionit, u vu në pranga shtetasi O. K., 22 vjeç, banues në Shkodër, i cili u kap në flagrancë, në një degë postare në Vorë, gjatë marrjes së një pakoje me 7 kg Cannabis me përqindje të lartë THC-je, të dyshuar të trafikuar nga Kanadaja.

Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni u mundësua dhe identifikimi i porositësit të pakos, shtetasit Z. M., për kapjen e të cilit, Policia vijon intensivisht punën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshm

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion