Kapen 40 kg kokainë nga Ekuadori në portin e Livornos, arrestohen tre shqiptarë!

Aktualitet

Kapen 40 kg kokainë nga Ekuadori në portin e Livornos, arrestohen tre

Një ngarkesë prej 40 kilogramësh drogë, e ndarë në 36 pako me vlerë tregu rreth 3 milionë euro sipas hetuesve, është sekuestruar në portin e Livornos ne Itali.

Tre persona u arrestuan dhe sipas medieve italiane, bëhet fjalë për tre shtetas shqiptarë.

Shqiptarët po përpiqeshin të nxirrnin lëndën narkotike nga një kontejner, i cili mbërriti nga Ekuadori.

Të tre janë kapur në flagrancë nga policia.

Lënda narkotike, pasi të jetë marrë dhe analizuar në laborator, do të asgjësohet.

Prefekti i Livornos, Giancarlo Dionisi, vlerësoi operacionin.

“Një operacion profesional që synon të godasë krimin e organizuar, i cili përdor Livornon si një portë për trafikun e drogës”, tha ai./vizionpus

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion