Kamioni përplas një grua në Belsh, dërgohet me urgjencë në spital

Aktualitet

Kamioni përplas një grua në Belsh, dërgohet me urgjencë


Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të enjte në Belsh. Mësohet se një kamion ka përplasur një grua rreth, 61 vjeçe, kalimtare në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur në një kthesë, në unazën e qytetit. Gruaja mësohet se nga aksidenti ka marrë plagë të rënda në këmbë dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut.

Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në polici për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Ndërsa grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

 

 

ME TE LEXUARAT