“Kamionët plot me eksplozivë...”, alarm për bombë në shkollat e Tiranës, Policia e Shtetit “në këmbë”

Aktualitet

“Kamionët plot me eksplozivë...”, alarm për

Një e-mail i mbërritur në adresë të Policisë së Shtetit ka ngritur në këmbë strukturat ligjzbatuese, ku paralajmërohen sulme me bomba në shkolla.

Pa përmendur emra shkolle specifikisht, duket se një grup radikal ekstremist, ku përmendet emri ‘Allah’, tenton të përhapë panik, duke paralajmëruar se ‘gjaku i mësuesve do të derdhet në shkolla’, apo merr rastin e sulmit në Nicë të Francës.

 Sakaq, Krimi Kibernetik në Policinë e Shtetit ka nisur hetimet për zbulimin e autorëve që kanë dërguar emailin në fjalë, ndërsa në çdo shkollë të vendit janë marrë masa.

Nga një vëzhgim nëpër shkollat e Tiranës, rezulton se pranë tyre ka prani të shtuar policore dhe se pas kontrolleve në ambientet e institucioneve arsimore, mësimi ka vijuar normalisht. Ndër të tjera Policia e Shtetit garanton se nuk ka vend për panik te mësuesit, nxënësit apo prindërit.

“Ka një bombë në shkollë. Ne gjithmonë kemi pritur ditën kur mund të presim në qytet dhe të mos fshehim fytyrat tona. Do të vijë dita kur imazhet tona në kokat tona do të bëhen forca shkatërruese e realitetit që do ndjeni në këto mure. Gjaku i mësuesve do të derdhet në shkolla. Ne do të presim qafën e tyre. Armiqtë e Allahut do t’i shtrembërojnë veprimet tona, Sheriati nuk i ndan jobesimtarët nmë ndërluftues dhe paqësor.

“Kamionët plot me eksplozivë...”, alarm për

Thashë : “O i dërguari i Allahut, kuajt tanë shkelën mbi gratë dhe fëmijët e idhujtarëve. Ai tha “ata janë nga baballarët e tyre.” Fëmijët dhe gratë do të vriten vetëm nëse na pengojnë. Ne do t’ju shkatërrojmë në rrugë. Kamionët tanë janë të mbushur me eksploziv. “, shkruhet ndër të tjera në mesazhin kërcënues.

 

ME TE LEXUARAT