Nga Avdylajt te Valter Bami dhe vëllezërit Duka, aksioni i bujshëm, kush po kërkohet nga SPAK

Aktualitet

Nga Avdylajt te Valter Bami dhe vëllezërit Duka, aksioni i

Policia e shtetit ka nisur sot një operacion në disa qytetet të Shqipërisë me urdhër të SPAK-ut, që ka lëshuar mbi 50 urdhër arreste.

Aksioni është shtrirë në Lezhë, Fushë Krujë, Nikël, Kurbin, Tiranë, Vlorë e Shkodër.

janë lëshuar urdhër urreste për Avdylajt, të përfshirë në disa atentate të ndodhura në vitin 2019 e në vazhdim.

Gjithashtu urdhër arreste janë lëshuar për Durim dhe Valter Bamin. Aktualisht po kryhen kontrolle në banesën e Durim dhe Valter Bamit në Nikël. Në Vlorë po bëhen kontrolle në banesën e Fatmir Hysenit (Doca), i cili ka eliminuar kohë më parë Santiago Malkën.

Gjithashtu kontrollle po bëhen për dy vëllezërit Duka, Leonard dhe Ersli kryesorët e klanit që organizoi vrasjen e ish-efektivit Santiago Malko.

Ndërkohë mësohet se prokurorë të çështjes janë Alfred Shehu dhe Altin Dumani.

Ndërkohë mësohet se operacioni është zhvilluar gjatë natës edhe në Fushë Krujë në fshatrat Larushk e Nikël.

Sipas burimeve është kontrolluar banesa e Albert Zajës në Larushk i dënuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit.

Forca të shumta policie kanë marrë pjesë në aksion dhe i pranishëm ka qenë edhe vetë drejtori i policisë së Tiranës.

Nuk dihet ende nuk dihet ‘objektivi’ i këtij aksioni.

Vrasja e Santiago Malkos

Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit 2019 në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMW X5”. I skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale, Malko kishte hyrë edhe në administratën shtetërore.

Për vrasjen e Malkos, prokuroria akuzon 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion