Çfarë po ndodh me Papa Françeskun? Shfaqet para besimtarëve me hematoma

Bota

Çfarë po ndodh me Papa Françeskun? Shfaqet para

Papa Françesku u shfaq të shtunën, më 7 dhjetor, me një mavijosje nën nofullën e tij, në takimin e tij me 21 kardinalë të rinj në Vatikan. Një pjesë e qafës së papës ishte e mbuluar me një fashë të madhe. Sipas mediave të huaja, pamjet kanë alarmuar besimtarët.

Ndërkohë, zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni tha se hematoma u shkaktua kur Papa Françesku u godit me tryezën e tij pranë shtratit në mëngjes.

Nga ana tjetër, Papa duke iu drejtuar kardinalëve, u kërkoi atyre që të kenë gjithmonë parasysh se misioni i tyre kërkon veprim të vazhdueshëm që synon ndërtimin e unitetit dhe solidaritetit, me theks të veçantë në kujdesin ndaj qytetarëve më të dobët.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion