Bashkë me babanë bënë për spital një person, arrestohet polici

Aktualitet

Bashkë me babanë bënë për spital një person,

Një efektiv i komisariat të Krujës, është arrestuar me urdhër të AMP-së. Ai akuzohet se bashkë me babanë e tij kanë dhunuar një person, i cili përfundoi te Trauma.

NJOFTIMI
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) nën drejtimin e Prokururisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë K.K., me detyrë Trupë Shërbimi/ Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Krujë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenet 84 dhe 248 të Kodit Penal.

Arrestimi u bë i mundur pasi ditën e djeshme, punonjësi i policisë (jashtë shërbimit) në bashkëpunim më babain e tij, shtetasin D.K., për motive të dobëta kanë kanosur dhe dhunuar fizikisht shtetasin B.K., i cili ka marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Traumës.
 
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion