"Ka detaje të reja...", kryeprokurorja Imeraj flet për vrasjen e bankierit Artan Santo

Aktualitet

"Ka detaje të reja...", kryeprokurorja Imeraj flet për

Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj të mërkurën ka folur në lidhje me vrasjen e bankierit Artan Santo pak vite më parë në kryeqytet.

Po ashtu, Imeraj u tregua e rezervuar në lidhje me këtë dosje, duke mos dashur të cenojë sekretin hetimor.

Në emisionin “Opinion” ajo është pyetur nëse ka fakte të reja për këtë dosje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kryeprokurorja e Tiranës tha se rihetimet për një dosje nuk nisin asnjëherë nëse nuk ka element të rinj që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes.

“Ne duhet të heqim dorë dhe ju si media dhe ne si prokurorë dhe Gjykata në vetvete dhe opinioni mbarë nga të veshurit e Prokurorisë me përdorimin sepse në këtë mënyrë nuk lini prokurorët dhe gjyqtarët të bëjnë punën e tyre. Ne po flasim për një ngjarje më të frekuentuar të Tiranës dhe më të mbrojtur dhe është një lloj sfide për çdo prokurorë që merret me këtë çështje”-tha Imeraj.

Ka detaje të reja për çështjen “Santo”?

Çdo rifillim i një çështje bëhet në bazë të një plani të mirëstudiuar kur dalin element të rinj që mund ti shfrytëzojmë për të gjetur autorin.

Ka të penduar për këtë çështje?

Në detaje të tjera nuk munde ti ndajmë me opinion publik për shkak të sekretit publik. Nuk do të doja ta zgjasja më shumë të folurën për hetimin e vrasjes së Santos për shkak se kjo dosje i është kaluar për kompetencë Prokurirsë së Posaçme.

ME TE LEXUARAT