Rama shfaqet krah për krah me Erdoganin: Jemi miq!
Lajmifundit
/
2 Qershor 2021, 22:45
Politikë

Edi Rama eshte shfaqur ne nje foto krah perkrah me presidentin turk Erdogan.
Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë dyditore në Ankara të Turqisë.
Ai është takuar me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan, ndërsa në “Facebook” ka shpërndarë një foto.
Shefi i qeverisë e quan Erdoganin mik, teksa takimi midis tyre ka qenë informal dhe nuk ka detaje se për çfarë kanë diskutuar.
Më herët, Rama tha se ndodhet në Ankara për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit dypalësh mes ministrive dhe për të “thithur” investitorë në teknologjinë digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji dhe transport.



