Java nis me diell, ja çfarë pritet të ndodh me motin sot (TEMPERATURAT)

Pjesa e parë e ditës do të sjellin në Shqipëri mbizotërim të motit të kthjellët në pothuajse gjithë vendin, ku kalime të pakta të vranësirave pritet të ketë në zonat e thella malore.
Parashikohet që pas mesdite dhe në vijim vranësirat e lehta të shfaqen përkohësisht në pothuajse gjithë territorin, por nuk do të mund të sjellin reshje.
Ndërsa një pjesë e mirë e bregdetit do të mbetet me kthjellime.Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 21°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Deri në orët e mesditës territori i Kosovës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë vendin, ku më të dukshme do të jenë në zonat perëndimore dhe
Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjelli shtim gradual të vranësirave në të gjithë territorin, ku më të theksuar pritet që vranësirat të jenë në zonat Veriore dhe Lindore.
Zhvillimi i anticiklonit të Azoreve do sjelli dominim të kushteve të qëndrueshme atmosferike dhe rritje të temperaturave të ajrit në rajonin e Ballkanit, duke diktuar motin edhe në territorin e Maqedonisë.
Parashikohet që në gjatë paradites të ketë intervale të gjata me kthjellime në të gjithë vendin. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet që të ketë kalime të pakta të vranësirave.
Temperaturat e ajrit do të rriten, ku minimalet do të regjistrojnë 3°C dhe maksimumet deri në 14°C.
Europa Jugore dhe Lindja e kontinentit do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, ku më të dukshme kthjellimet do të mbeten në Jug
Ndërsa Europa Qëndrore dhe Ishujt Britani parashikohet të jenë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu.
Po ashtu Vendet Nordike vijojnë të jenë me vranësira të dendura të cilat do të sjellin reshje dëbore.
