Lirimi i hapësirave publike/ Në Elbasan bizneset nisin të çmontojnë tendat metalike deri më 31 korrik

Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike/ Në Elbasan bizneset nisin të

Në qytetin e Elbasanit ka nisur largimi vullnetar i tendave metalike nga bizneset, si pjesë e fushatës kombëtare të ndërmarrë nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), që synon lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet pa leje.

Pa praninë e inspektorëve apo policisë bashkiake në terren, shumë biznese përgjatë bulevardit qendror kanë nisur të heqin vetë strukturat metalike.

IKMT ka vendosur si afat për përfundimin e këtij procesi datën 31 korrik, pas së cilës do të ndërhyjë drejtpërdrejt në rast të moszbatimit.

Ndërkohë, pronarët e bizneseve shprehin shqetësimin për pasojat që kjo nismë mund të ketë në aktivitetin e tyre dhe në vendet e punës. Ata presin një plan të qartë riorganizimi të hapësirave dhe zgjidhje alternative për të vijuar shërbimin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion