Iu bënë katër atentate, Balla: Presim që Dubai ta ekstradojë Durim Bamin në Tiranë

Aktualitet

Iu bënë katër atentate, Balla: Presim që Dubai ta

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka folur per mundesine e ekstardimit te Durim Bamit nga Dubai, gjate fjales per median pas takimit me donatorët e huaj ku u prezantua edhe formula ligjore për ngritjen e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve si strukturë pranë Policisë së Shtetit.

I pyetur nga gazetarët se çfarë do të ndodhë pas kërkesës së dorëzuar nga SPAK në Ministrinë e Drejtësisë për ekstradimin e tij, Balla tha se autoritetet i kanë të gjithë instrumentet që Durim Bami dhe të akuzuarit e ngjashëm si ai të vendosen përpara drejtësisë.

“Kjo është diçka për të cilën ne jemi në kontakt me organet kompetente me të cilat kemi një komunikim të shkëlqyer.

Dua ta them shumë qartë që jemi në fazën e vlerësimit të dokumentacionit të përgatitur nga Prokuroria e Posaçme, nga pala e Emirateve të Bashkuara.

Mos harroni që edhe ata kanë ato procedurat e tyre gjyqësore.

Pra gjithë provat e paraqitura nga pala shqiptare do të vlerësohen nga autoritetet gjyqësore të Emirateve të Bashkuara Arabe. Unë jam i bindur që kjo qasje se Emiratet, apo Dubai në mënyrë të veçantë është një oaz që mund t’i shpëtosh përballjes me drejtësinë jo vetëm shqiptare, por të shumë vendeve, edhe autoritetet e këtij vendi mik e kuptojnë qartë që në rastet si ai që ju përmendni i kemi të gjithë instrumentet për ta tejkaluar dhe për ta vendosur jo vetëm këtë person, por edhe të tjerë si ky para drejtësisë shqiptare.”

Ne dosjen e SPAK, thuhet se Durim Bamit qe nga viti 2020 i jane bere kater atentate me qellim eleminimin e tij por pa ia arritur.

ME TE LEXUARAT