E rëndë/ Zjarr i përmasave të mëdha dhe kaos, digjen 35 anije peshkimi në port (VIDEO)

Porti i Mantas në Ekuador u përfshi nga skena kaosi pasi një zjarr i madh shpërtheu në portin e peshkimit, duke shkatërruar dhjetëra anije dhe duke shkaktuar shpërthime zinxhir që alarmuan zonën.
Sipas autoriteteve, të paktën 35 anije peshkimi janë shkatërruar ose dëmtuar rëndë, ndërsa disa persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spitalet lokale për trajtim mjekësor.
???????????????????????????????? ???????? ???????????????????????? ???????? ???????????????????? ???????????????? ???????? ???????????????????????????????????????????????????? ????????????????????????????????????????
— dereporte (@dereportecom) June 7, 2026
Las autoridades de Ecuador informaron que aumentó a 35 la cifra de embarcaciones destruidas tras el incendio ocurrido en el puerto de Manta, ubicado en la provincia… pic.twitter.com/TNfifSJoCu
Zjarri shpërtheu në portin e qytetit në provincën e Manabí, një nga qendrat më të rëndësishme të industrisë së peshkimit në Amerikën Latine, e njohur edhe si “Kryeqyteti Botëror i Tonit”.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë anije të përfshira nga flakët, të cilat shpërthejnë njëra pas tjetrës, ndërsa re të dendura tymi të zi mbulojnë të gjithë zonën e portit.
Fillimisht u raportua për mbi 20 anije të dëmtuara, por shifrat më të fundit të autoriteteve e kanë çuar numrin në 35.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka nisur në një anije dhe është përhapur me shpejtësi në varkat e tjera të ankoruara pranë saj, duke shkaktuar disa shpërthime të forta. Dëshmitarët thanë se kanë dëgjuar të paktën tetë shpërthime gjatë incidentit.
Autoritetet bëjnë me dije se katër persona janë plagosur, kryesisht me djegie, dhe po marrin trajtim në Spitalin Rodriguez Zambrano Hospital.
Ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësit vijojnë punën në zonë, ndërsa trafiku në afërsi të portit është devijuar për të lehtësuar operacionet e shpëtimit.
Ndërkohë, Policia Kombëtare e Ekuador ka nisur një hetim për të zbardhur shkaqet e zjarrit, të cilat mbeten ende të paqarta. Autoritetet paralajmërojnë se dëmet ekonomike pritet të jenë të konsiderueshme, duke pasur parasysh rëndësinë e portit të Mantës për industrinë e peshkimit dhe tregtisë në vend.


