"Projekti i Zvërnecit do bëhet, s`ka tërheqje", Rama fajëson protestat: Po anulohen prenotimet, po dëmtohet turizmi

"Projekti do behet, mbajeni mend kete, eshte nje e mire e madhe per Shqiperine dhe per Vloren". Keshtu eshte shprehur kryeministri Edi Rama ne podcastin e tij javor duke iu referuar investimit privat ne Zvernec.
Ai theksoi ne kete menyre se nuk ka terheqje nga vendimi per restortin edhe pas shtate ditesh protesta mbareqyterare.
Rama leshoi edhe akuza ndaj protestuesve duke i cilesuar disa si te rinj qe duan te shfryjne, apo edhe njerez qe kane marre flamurin ne dore dhe kane dale rrugeve.
Krzeministri u perpoq qe te kritikoje protesten edhe per nje fenomen tjeter qe nuk gjen mbeshtetje deri tani ne asnje evidence.
"Ka nje tendence per anulimin e prenotimeve qe jane bere per strukturat hoteliere ne Shqiperi", theksoi Rama duke fajesuar protestat per situate e krijuar.
"Beni mire ta mendoni kete gje, para se kjo tendence te behet fenomen dhe turistet te anulojne prenotimet duke lene pa te ardhura ato familje qe mezi i presin", theksoi Rama duke bere me dije se protestuesit mesa duket planifikojne te jetojne vetem me flamengot.
Sipas Rames disa protestues qe po bejne si te shqetesuar tani per natyren, flamengot as nuk i kishin pare e njohur deri tani.
Rama perseriti se "me projektin e Zvernecit po vazhdon puna per zhvillimin e tij" duke bere te qarte keshtu qe nuk ka asnje terheqje.


