Ishte në kërkim për vjedhje, pranga të riut në Elbasan

Aktualitet

Ishte në kërkim për vjedhje, pranga të riut në Elbasan

Elbasan - Një 29-vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhje është arrestuar nga Policia e Elbasanit në rrugën “17 Marsi”.

Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar të riun për këtë veprimtari kriminale me 1 vit e 8 muaj burg.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme të kryera në bazë të informacioneve të shkëmbyera me strukturat e DVP Tiranë, për një shtetas të shpallur në kërkim që fshihej në Elbasan, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Elbasan organizuan punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në rrugën “17 Marsi”, u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. Gj., 29 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 1 Tiranë, pasi Gjykata e Apelit e  Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 14.10.2025, e ka dënuar me 1 vit e 8 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.

Veprimet procedurale do të kryhen nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion