Ekzekutuan me snajper Gëzim Sinomatin, autorët për të fshehur gjurmët dogjën BMW-në

Aktualitet

Ekzekutuan me snajper Gëzim Sinomatin, autorët për të

Policia e Vlorës ka dhënë të tjera detaje në lidhje me vrasjen e të riut mbrëmë, i cili u qëllua me snajper në banesën e tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”.

Nga sulmi i vrarë mbeti Gëzim Sinomati. Ndërkohë, autorët e krimit pasi u larguan nga vendi i ngjarjes, dogjën mjetin tip “BMË”, në lagjen “24 Maji”, dhe janë larguar duke përfituar nga errësira.

NJOFTIMI I POLICISË

Forcat Shqiponja, Operacionale, Delta, e Forcat Kombëtare të Sigurisë janë në ndjekje të autorëve, të ngjarjes ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi G. S., 23 vjeç.
Autorët dyshohet se kanë braktisur mjetin tip “BMË”, në lagjen “24 Maji”, duke e djegur dhe janë larguar duke përfituar nga errësira.

Është rrethuar zona në një perimetër të gjerë të sigurisë dhe vijon kontrolli.

Në mbështetje dhe Forcat Renea për kontrollin e zonës ku dyshohet se janë larguar autorët. Ndërkohë Grupi i Posaçëm hetimor i ngritur për këtë ngjarje po vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për sekuestrimin e çdo prove materiale që do t’i shërbejë zbardhjes së rrethanave të ngjarjes dhe identifikimit të autorëve.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion