“Ishin në një tavolinë”, detaje të reja nga plagosja me arme e 33 vjeçarit në Vlorë

Aktualitet

“Ishin në një tavolinë”, detaje të reja nga

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me plagosjen me armë zjarri të ndodhur një ditë më parë në Vlorë, ku u plagos me armë zjarri Tonin Ramaj, 33 vjeç.

Raportohet se në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar tre persona, të cilët kanë qenë dëshmitarë në vendin e ngjarjes. Dyshimet e para të policisë janë se mund të jenë tre persona të përfshirë në ngjarje.

Ndër të tjera mësohet se i plagosuri dhe autorët kishin njohje me njëri tjetrin pasi kanë qenë në një tavolinë në momentin e ngjarjes.

Sipas policisë mësohet se nga dëshmitarët është konfimuar se janë dëgjuar tre të shtëna ndërkohë vijon puna për identifikimin e autorëve dhe dy personave që kanë qëlluar.

Akoma nuk ka një dëshmi nga ana e të riut, por dyshohet se shkak mund të jenë konfliktet e vjetra që  i plagosuri mund të ketë pasur me autorët. 

ME TE LEXUARAT