Inceneratori i Tiranës, dënohet me burg Alqi Bllako

Aktualitet

Inceneratori i Tiranës, dënohet me burg Alqi Bllako

Është dënuar me 4 vite burg, ish-deputeti socialist Alqi Bllako. Me gjykim të shkurtuar, ai do të vuajë 2 vite e 8 muaj në qeli, nën akuzë për inceneratorin e Tiranës. Edhe pse është shpallur fajtor në shkallë të parë, prezumohet i pafajshëm deri në vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Për këtë çështje, Bllako u mor i pandehur nga SPAK në Nëntor të vitit të shkuar. Prokuroria e Posaçme kërkoi 5 vite heqje lirie dhe 5 vite jashtë funksioneve publike, për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”. Ka dyshime, sipas SPAK, që Bllako ka përfituar 119 mijë euro për pajisje për kompaninë e babait të tij. Kjo e fundit, është kompania që ka fituar koncesionin për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.

Prokuroria shton se është përgatitur edhe dokumentacioni për dhënien e bonusit në masën 8% kësaj kompanie më qëllim që kjo e fundit të fitonte koncesionin. Në propozimin e pakërkuar nuk ishin parashikuar kostot nga shoqëria propozuese. Bllako i ka dërguar një përgjigjie Këshillit të Ministrave duke theksuar se ky propozim nuk do t’i shkaktonte asnjë dëm buxhetit të shtetit.

Në arsyetimin e SPAK thuhet po ashtu se Bllako ka ndihmuar për të bërë gati studimin e fizibilitetit dhe ka mbajtur lidhje me shtetasin Klodian Zoto.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion