Dyshohet se i vodhi Range Rover-in vëllait, arrestohet 54-vjeçari në Elbasan

Një 54-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi u kap duke drejtuar automjetin e vëllait të tij.
Sipas policisë, arrestimi u krye pas një kallëzimi nga vëllai i tij 52-vjeçar, i cili kishte denoncuar se i kishin vjedhur automjetin tip “Range Rover”.
“Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë shtetasin T. H., 54 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale ‘Vjedhja’.
Më 10 mars, shtetasi L. H., 52 vjeç, ka kallëzuar se gjatë natës i ishte vjedhur automjeti i tij, tip ‘Range Rover’, i parkuar në lagjen ‘Beqir Dardha’.
Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin në lagjen ‘Luigj Gurakuqi’ dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin T. H., 54 vjeç, vëllai i shtetasit L. H., i cili u kap duke drejtuar automjetin e vjedhur”, thuhet në njoftimin e policisë.


