IKMT në aksion, Rama: Te Fresku rikthehet ajri për komunitetin pas çlirimit të hapësirave publike

Aktualitet

IKMT në aksion,  Rama: Te Fresku rikthehet ajri për komunitetin pas

Kryeministri Edi Rama vijon me publikimin e pamjeve nga zona të ndryshme të Tiranës, ku hapësirat publike janë çliruar nga ndërtimet pa leje në Tiranë.

Këtë radhë, Rama ka publikuar pamjet nga zona e Freskut në kryeqytet, ku heqja e strukturave metalike të lokaleve brenda hapësirave të përbashkëta të pallateve, u ka rikthyer ajrin banorëve.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara nga ndërtimet pa leje vazhdon prej disa ditësh në të gjithë vendin.

Kryeministri Rama u ka bërë thirrje pronarëve të lokaleve e bizneseve që t’i çmontojnë vetë këto struktura, në të kundërt do të përballen me gjoba.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion