Zjarri në Kalasës të Delvinës del jashtë kontrollit! Flakët rrethojnë tufën e lopëve, shumë pranë banesave

Në zonën e Kalasës në Delvinë, zjarri po vijon ende. Një tufë lopësh janë zënë në grackë nga flakët e zjarrit. Flakët vazhdojnë prej disa orësh dhe është e vështirë ndërhyrja me mjete zjarrfikëse për shkak të terrenit të vështirë malor.
Qindra hektarë me pyje po digjen në disa zona të vendit. Në Parkun Kombëtar të Lurës situata mbetet problematike. Një ditë më parë, ndërhyrja me avionin kroat “Canadair” solli përmirësim të përkohshëm, por sot është e pamundur të operohet nga ajri.
Shefi i Emergjencave tha se zona mbi Gurë-Lurën është mbuluar nga tymi, ç’ka pengon ndërhyrjen nga ajri, ndaj avioni po operon në zonën e Gjocajt.
Sakaq në malin e Shkopetit, ndërmjet Kurbinit e Mirditës, flakët po djegin sipërfaqe të mëdha pyjore si dhe rrezikojnë stanet e barinjve. Sot në mëngjes nisi ndërhyrja nga ajri me dy helikopterë hungarezë. Për të garantuar sigurinë e piloteve, OST ka ndërprerë energjinë.


