Ka frikë se do e vrasin? ‘Zhduket’ 36-vjeçarja që akuzoi Kayne West për përdhunim

Showbiz

Ka frikë se do e vrasin? ‘Zhduket’ 36-vjeçarja që

Ish-asistentja e Kanye West, Lauren Pisciotta, ka zgjedhur që të fshihet për të shpëtuar jetën e saj. 36-vjeçarja pretendon se ka frikë se mos e vrasin pas ngritjes së padisë për sulm seksual ndaj reperit të famshëm.

Pisciotta nisi të punonte për West në vitin 2021, ndërsa më 3 qershor 2024 dorëzoi padinë e parë, duke e akuzuar atë për ngacmim seksual dhe përndjekje. Në një version të përditësuar të padisë, dorëzuar më 10 korrik 2025, ajo e akuzon reperin, i njohur edhe me emrin Ye, për trafikim seksual, përndjekje, dhunë dhe përdhunim.

Procesi civil pritet të rikthehet në gjykatë muajin e ardhshëm, por sipas avokatit të saj, Arick Fudali, klientja e tij është “e frikësuar” dhe e tërhequr nga jeta publike.

Në një intervistë për BBC-në, avokati Fudali deklaroi se Pisciotta “thjesht është izoluar, duke lënë që procesi gjyqësor të ndjekë rrjedhën e vet”.

“Është shumë e trishtë, ajo ka kaluar shumë. Ka vuajtur dhe vazhdon të vuajë që nga momenti kur nisi të punonte për z. West”, tha avokati i 36-vjeçares.

Sipas padisë së përditësuar, Pisciotta pohon se ka qenë viktimë e një sulmi të qëllimshëm “swatting” (raportimi i rremë i një krimi të rëndë për të nxitur ndërhyrjen e policisë me forcë). Gjashtë ditë pas dorëzimit të padisë fillestare, ajo pretendon se u përball me një bastisje të armatosur nga policia në Florida, pas një denoncimi të rremë se ajo kishte vrarë nënën e saj.

Ajo gjithashtu thotë se ka marrë telefonata anonime ku e kërcënonin që të hiqte dorë nga padia, duke i thënë se nuk do të “fitojë kurrë kundër Kanye West”.

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion