Ia sekuestroi SPAK për hetime, GJKKO i kthen qytetares telefonin "iPhone 15 Pro Max"

Aktualitet

Ia sekuestroi SPAK për hetime, GJKKO i kthen  qytetares telefonin

Gjykata e Posaçme vendosi te pranoje kerkesen e nje qytetareje kunder SPAK qe i sekuestroi asaj telefonin.

GJKKO thekson se SPAK nuk mund të sekuestrojë telefon pa një vendim të Gjykatës së Posaçme.

Gjyqtari i posaçëm Erion Bani vendosi pranimin e kërkesës së përfaqësues të subjektit privat dhe i kërkoi SPAK-ut t’i rikthejë telefonin qytetares.

Njoftim i plotë

1. Shtetësja O.M, më datë 06.03.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Ankim kundër vendimit të datës 27.02.2024 të Prokurorisë së Posaҫme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar “Për vleftësimin e ligjshëm të sekuestros”, si dhe kundër aktit procesverbal “Për sekuestrimin e sendit” mbajtur më datë 26.02.2024. Kthimin e sendit aparat celular i markës Iphone 15 Pro Max, me ngjyrë gri, model me numër *********, me numër Serie ********.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, me vendimin Nr.

161 Akti, datë 03.11.2024, vendosi:
1. Pranimin e ankimit të paraqitur nga shtetësja O.Y.

2. Shfuqizimin e vendimit të Prokurorisë së Posaҫme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar “Për vleftësimin e sekuestros” datë 27.02.2024, nëpërmjet të cilit është vlerësuar i ligjshëm sekuestrimin i bërë nga oficerët e policisë gjyqësore më datë 26.02.2024 i aparatit celular i markës Iphone 15 Pro Max, me ngjyrë gri, model me numër *********, me numër Serie ********, numër IMEI (slot 1) ***************, brenda të cilit ndodhet numri telefonik **********.

3. Detyrimin e Prokurorisë së Posaҫme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar t’i kthejë shtetases O.Y sendin e sekuestruar nëpërmjet procesverbalit “Për sekuestrimin e sendit të shtetases O.Y” mbajtur më datë 26.02.2024 ora 17:08.

4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 03.11.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion