I vihet flaka kontenierëve të mbeturinave në mes të Vlorës
Lajmifundit
/
28 Mars 2026, 11:53
Aktualitet

Kontenierëve të mbeturinave në lagjen “Kushtrimi” të Vlorës i është vendosur flaka, pranë aksit Transballkanik.
Dëmet janë të pakta, por flakët kanë shkaktuar shqetësim te banorët e zonës.
Sipas informacionit, rasti është referuar tashmë në polici, ndërsa autoritetet po kërkojnë të marrin masa sa më shpejt për të zbardhur ngjarjen dhe për të parandaluar incidente të ngjashme.


