Tritol makinës në Tiranë, mjekja dëshmon në polici: S`ishte për mua, është ngatërresë

Diten e sotme, policia njoftoi se rreth ores 4 e mëngjesit banorët e zonës së “Qytet Studentit” u zgjuan nga shpërthimi me lëndë plasëse e vendosur në një automjet.
“Makina në pronësi të mjekes Matilda Kaja ishte parkuar pranë një spitali privat në Tiranë", pohuan burime policore.
Nga shpërthimi nuk pati të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Hetuesit dyshojnë se vendosja e lendes plasese në gomën e parë të mjetit të jetë një formë kërcënimi për doktoreshën.
Gjatë marrjes në pyetje para hetuesve, Kaja ka mohuar të ketë konflikte me ndonjë person.
Aho ka hedhur hipotezën se lënda plasëse mund të ishte objektiv për spitalin e jo për personelin.
Policia ne hetimet e saj ka shtuar pistat duke verifikuar edhe mundësinë nëse autori të ketë pasur si qëllim spitalin privat.
Autori është ende i pa identifikuar nga hetuesit, të cilët janë duke kqyryr pamjet e kamerave të sigurisë për të zbuluar lëvizte e tij./Burimi: pershtatur nga a2 cnn


