Krimi shtetëror i 21 janarit/ Sali Berisha thirret për t’u paraqitur të premten në SPAK, zbulohet arsyeja

Aktualitet

Krimi shtetëror i 21 janarit/ Sali Berisha thirret për t’u

 Ish-kryeministri Sali Berisha do duhet të paraqitet të premten në orën 10:00 para SPAK për tu pyetur për krimin shtetëror të 21 janarit, ku 4 protestues u vranë në Bulevard nga plumbat e shtetit. Kjo është hera e parë që Berisha do të pyetet nga SPAK për 21 janarin dhe rolin e tij në këtë çështje.


Ish-kryeministri është thirrur si person që ka dijeni për çështjen dhe burimet bëjnë me dije për Report Tv se SPAK i ka dërguar Berishën fletëthirrjen. Që kreu i PD të informohet për fletëthirrjen ajo është dërguar në 3 adresa, në banesën e tij, në Kuvend, si edhe në selinë e Partisë Demokratike. 

“Për nevoja të hetimit, me urdhërin e datës 03.11.2025 "Për thirrjen e shtetasit", është urdhëruar thirrja e shtetasit Sali Berisha, i biri i Ramë dhe Shiqere, i datëlindjes 15.10.1944, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, lindur në Tiranë dhe banues në Rruga "Mustafa Matohiti Ndërtesa nr. 36, Hyrja nr. 1. Njësia Bashkiake nr. 2 Tiranë, me numër personal E40701031R, për tu paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me qëllim pyetjen e tij me cilësinë e personit që tregon rrethana të dobishme për hetimin, në lidhje me procedimin penal nr.138 të vitit 2024, konkretisht për rrethanat e hetimit që kanë të bëjnë me ngjarjen e datës 21 Janar 2011”, thuhet në fletë thirrje.


SPAK e ka thirrur Berishën gati dy javë pasi mori në pyetje ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Basha.  

Dosja 21 janari 

SPAK ka në duar sfidën e të vënit drejtësi për krimin e gjykuar një herë nga sistemi i vjetër, si “vrasje nga pakujdesia”. Ishte insistimi i palëkundur i familjarëve të Aleks Nikës, e vetmja vrasje pa autor, që çoi dosjen e 21 janarit në dyert e SPAK. Më 12 mars të vitit 2024, Gjykata e Lartë foli në frymën e një vendimi historik të një prej gjykata më të rëndësishme ndërkombëtare, asaj në Strasburg për të Drejtat e Njeriut, dhe urdhëroi SPAK të hetojë 21 janarin si krim shtetëror, për të zbardhur rolin dhe përgjegjësitë e drejtuesve të lartë shtetërorë, Berishës, Bashës, e Ndrea Prendit për vrasjet e 4 protestuesve, Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika, sot dëshmorë.

Prokuroria e Tiranës çoi të pandehur vetëm ish-komandantin e gardës Nrea Prendi dhe përgjegjësin e njësisë speciale Agim Llupo të cilët në 2013-ën u dënuan nga gjykata për vrasje nga pakujdesia, Prendi me 1 vit burg, Llupo me 3 vite, tashmë prej kohësh, të dy njerëz të lirë.

Prokuroria e Posaçme regjistroi më 15 korrik procedimin penal për 3 vepra penale, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim, “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës” kryer në bashkëpunim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion