Qëlloi për vdekje Florian Paluçin pas sherrit "për kafen" në Manzë, publikohet fotoja e 21-vjeçarit Daniel Pepa

Aktualitet

Qëlloi për vdekje Florian Paluçin pas sherrit "për

Personi që shihni në foto është Daniel Pepa, autori i vrasjes së 33-vjeçarit Flori Paluçi në Manzë.

21-vjeçari është në kërkim nga policia së bashku me një person tjetër. 

Si ndodhi ngjarja në Manëz?

Gjithçka nisi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ku dy të rinjtë Daniel Pepa dhe Aranit Kurti kanë shkuar në një lokal, duke kërkuar kafe.

Por kamarieri, nuk e ka bërë kafen për shkak se ekspresi në ato momente ishte i fikur. Kjo gjë ka sjell acarimin e Pepës dhe Kurtit, të cilët nisën të ofendonin kamarierin, ndërkohë që në mbrojtje të këtij të fundit ka dalë Flori Paluçi, klient në lokal. 

Sipas policisë, Flori Paluçi ka qëlluar me armë ndaj Aranit Kurtit, duke e lënë të vdekur në vend dhe menjëherë pas kësaj, 21-vjeçari Daniel Pepa ka qëlluar për vdekje Flori Paluçin.

Policia ka arrestuar katër persona të tjerë të përfshirë në ngjarje për moskallëzim krimi: Ergi Kadiu, Erald Cani dhe vëllezërit Taulant e Emirjan Beqja. Ndërkohë, përveç Daniel Pepës, në kërkim është edhe 30-vjeçari Gëzim Allci, i dyshuar për armëmbajtje pa leje, moskallëzim krimi dhe përkrahje të autorit të vrasjes.

Forcat e rendit vijojnë kërkimet për kapjen e Pepës, i cili akuzohet për vrasje me dashje dhe mbajtje pa leje të armës së zjarrit.

ME TE LEXUARAT