I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 60-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Romës

Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet

Një 60-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Durrës. Pritet që ai të ekstradohet drejt Romës, pasi gjykata italiane e ka akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike.

“I akuzuar nga Gjykata e Romës, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Dibër dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, 60-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin Q.N(T)., 60 vjeç, banues në Peshkopi.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Romës, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë proceduarat e ekstradimit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion