Dyshohej se do vrisnin Elton Kilën, GJKKO pushon çështjen për Arsen Prençin dhe Arben Spahiun

Aktualitet

Dyshohej se do vrisnin Elton Kilën, GJKKO pushon çështjen

Gjykata e Posacme pranon kërkesën e SPAK, pushon cështjen për Arsen Preçin dhe Arben Spahiun, dy miqtë e Erjon Alibej.

GJKKO vendosi pushimin e çështjes për këta dy persona, duke pranuar kërkesën e prokurorit Behar Dibra.

Ky i fundit kërkoi pushim, me argumentin se Spahiu dhe Preçi nuk kanë kryer veprën penale për të cilën janë dyshuar dhe hetuar, por e kanë kryer te tjerë persona, që po hetohet për ti identifikuar.

Spahiu dhe Preçi u arrestuan në muajin shkurt të vitit 2023 në qytetin e Elbasanit, pasi policia kishte dyshime se ata do të kryenin një vrasje me pagesë.

Në atë kohë, punonjësit e pastrimit gjetën një amrë zjarri pistoletë në lagjen “Emin Matraxhiu”, ndërsa prokuroria zbuloi një makine “BMW X6” të vjedhur, në brendësi të së cilës u gjetën 3 automatikë, një pistolë dhe dy bidona me benzinë.

Arben Spahiu dhe Arsen Preçi u arrestuan në dyshimin se do të vrisnin Elton Kilën, i njohur ndyshe si Oti i Elbasanit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion