Korçë, nëna denoncon zhdukjen e djalit 16 vjeçar, do dënohej për vjedhjen e një telefoni

Aktualitet

Korçë, nëna denoncon zhdukjen e djalit 16 vjeçar, do

Një 16 vjeçar nga Korça është larguar nga banesa pesë ditë më parë pa njoftuar familjarët. Ka qënë nëna e të miturit ajo që ka denoncuar rastin në polici, 11 dhjetor 2024.

Nëne e të miturit E. M thotë se shkak i largimit të djalit nga shtëpia ka qënë njoftimi i prokurorisë së Korçës për përfundimin e hetimeve, për procedin penal të nisur ndaj tij, për vjedhjen e një celulari. I mituri sipas pohimit të nënës është trembur dhe larguar nga shtëpia.

"Nuk e di ku ndodhet. Të mërkurën bëra denoncim. Djali ka ikur prej të hënës. Ne dolëm vetë ta kërkojmë por nuk e kemi gjetur. Nuk e di. Ndoshta mund të jetë dhe jashtë Korçës. Djali ishte me 'detyrim me paraqitje' për vjedhjen e një telefoni. Shkonte në shkollë, ishte në klasë të pestë"

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion