Autor i 11 vjedhjeve, arrestohet hajduti ‘serial’ në Tiranë
Një 26-vjeçar në Tiranë është arrestuar si autor i dyshuar 11 raste vjedhjesh dhe 1 rast vjedhjeje e mbetur në tentativë.
Gjatë gjatë kontrollit fizik policia sekuestroi një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Njoftimi i policisë:
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2 dhe Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të disa qytetarëve, për vjedhje në subjekte të ndryshme, me mbështetjen e inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Falco".
Gjatë operacionit u arrestua shtetasi M. K., 26 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se ky shtetas është autor i 11 rasteve të disa vjedhjeve të ndryshme dhe i 1 vjedhjeje të mbetur në tentativë, të kryera në Tiranë, gjatë dy muajve të fundit.
Gjatë këtyre rasteve ky shtetas dyshohet se ka vjedhur sende me vlerë nëpër automjete, skutera elektrikë si dhe shuma parash apo sende të tjera.
Materialet i kaluan Prokurorisë.