I rrahu motrën, plagosi me armë zjarri kunatin, përfundojnë të dy në pranga

Aktualitet

I rrahu motrën, plagosi me armë zjarri kunatin, përfundojnë

Një konflikt familjar i ndodhur ditën e djeshme ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit në Tiranë, duke çuar në plagosjen e një personi dhe arrestimin e dy të tjerëve.


Policia njofton sot arrestimin e dy personave të përfshirë në ngjarje.

Shtetasi i identifikuar me inicialet M. T., 41 vjeç, dhe kunati i tij G. M., 54 vjeç kanë përfunduar në pranga.

Sipas hetimeve paraprake, konflikti ka nisur pasi G. M. dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është motra e autorit të dyshuar.

Në kulmin e debatit, 41-vjeçari M. T. ka qëlluar me armë zjarri, duke plagosur kunatin e tij.

Të dy personat u arrestuan menjëherë pas ngjarjes, ndërkohë që arma e përdorur është sekuestruar si provë materiale.

Policia vijon punën për kapjen e shtetasit N. S., nip i 41-vjeçarit, i cili ishte prezent në momentin e incidentit dhe u largua nga vendngjarja.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion