I riu u mbyt teksa peshkonte në Mat, reagon policia: E mori rrjedhja, polumbarët në kërkim të trupit

Aktualitet

I riu u mbyt teksa peshkonte në Mat, reagon policia: E mori rrjedhja,

Blutë e Lezhës kanë identifikuar 22-vjeçarin e mbytur në lumin Mat, në vendin e quajtur “Ura me harqe”. SIpas policisë, Valentin Nikolli ka rënë në lumë teksa peshkonte me miqtë e tij dhe është marrë nga rrjedha. Në vendngjarje ndodhen polumbarët e RENEA-s të cilët po kërkojnë trupin e viktimës.

Lezhë/Informacion paraprak Në lumin Mat, në territorin e njësisë administrative Zejmen, në vendin e quajtur "Ura me harqe", shtetasi V. N., 22 vjeç, banues në Milot, dyshohet se gjatë peshkimit me shokët e tij, aksidentalisht ka rënë në lumë dhe e ka marrë rrjedha. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe skuadra e polumbarëve e Repartit Special RENEA, të cilët kanë filluar kërkimet për gjetjen e 22-vjeçarit. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po pyesin në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes, shokët e shtetasit V. N. që kanë qenë bashkë me të, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT