Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, furgoni përmbyset në rrugë
Lajmifundit
/
31 Maj 2023, 18:52
Aktualitet

Aksident në aksin nacional Pogradec – Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Piskupat. Një mjet furgon me targa AA 310 BV, ka rrëshkitur në rrugë duke u përmbysur.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe pritet të dalë me një informacion paraprak. Si pasojë e aksidentit është vështirësuar dhe lëvizja e mjeteve.


