Sherr në Sukth të Durrësit, daja plagos me thikë nipin

Aktualitet

Sherr në Sukth të Durrësit, daja plagos me thikë nipin

Një episod i rëndë u shënua këtë të mërkurë në Sukth, ku një 25-vjeçar mbeti i lënduar me mjet prerës.

I riu, sipas burimeve të policisë, është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Durrësit dhe aktualisht po merr trajtim atje.

Mjekët kanë bërë të ditur se plagët e marra janë të lehta dhe se 25-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Të dhënat e para tregojnë se për plagosjen dyshohet daja i tij, ndërsa ende nuk janë qartësuar as rrethanat dhe as motivet që çuan në konflikt.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen, duke punuar për dokumentimin e saj dhe sqarimin e rolit të personave të përfshirë.

 

ME TE LEXUARAT