Helmohen sërish studentët e Akademisë së Sigurisë? 30 policë në spital
Lajmifundit
/
25 Qershor 2026, 08:44
Aktualitet

Nuk kanë fund skandalet në Akademinë e Sigurisë. Pas episodit të ndodhur rreth dy muaj më parë ku 56 studentë u helmuan nga ushqimi, e njëjta situatë ka ndodhur përsëri.
Raportohet se rreth 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë, mbrëmjen e djeshme kanë pasur simptoma të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke, ku të ndarë në grupe kanë marrë ndihmë mjekësore në spital.
Policia dhe AMP kanë nisur hetimet për ngjarjen.


