VIDEO/ Atentati ndaj Klaudio Prendit, si u ekzekutua për 7 sekonda nga killerat, i zurën pritë pasi doli nga lokali

Aktualitet

VIDEO/ Atentati ndaj Klaudio Prendit, si u ekzekutua për 7 sekonda nga

 Një tjetër  nga momenti i vrasjes së Klaudio Prendit, i cili u ekzekutua me 5 plumba rreth orës 00:36, më 19 nëntor.

Në videon e siguruar nga gazetari Esido Barkaj, shihet momenti kur Klaudio del nga lokali ku ndodhej në rrugën “Xhanfize Keko”, në zonën e njohur si “Xhamlliku” dhe hip në makinën e tij tip “G Class” të parkuar para lokalit.

Sapo Prendi hip në makinë, autorët i shkojnë paralel me Audi duke e qëlluar me armë me silenciator dhe largohen nga vendngjarja.

Gjithçka ndodh brenda 7 sekondave, që nga momenti që Audi i afrohet, autorët e qëllojnë dhe largohen me shpejtësi.

Miqtë e viktimës, sapo shikojnë ngjarjen e rëndë, vrapojnë drejt Klaudio Prendit për t’i ardhur në ndihmë dhe e dërgojnë me mjetin tip G Class në spitalin e Traumës, por i riu nuk mundi që të mbijetojë.

Rreth një orë pas atentatit, policia gjeti një makinë tip “Audi A4” të djegur në afërsi të Liqenit të Farkës. Brenda makinës u gjet edhe arma, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët.

Një nga pistat ku po heton policia janë konfliktet e Prendit për shkak të një shume parash që e kishte borxh.

30-vjeçari dyshohet se kohët e fundit kishte përplasje me persona të tjerë për borxhe. Viktima kishte borxh afro 15 mijë euro.

Madje ditët e fundit Prendi kishte patur përplasje pasi nuk kishte kthyer borxhet dhe ishte konfliktuar me grushte me disa persona të tjerë.

Babai i viktimës, ish-gjyqtari Fran Prendi në dëshminë e tij ka thënë që ishte në dijeni që djali i tij kishte konflikte me të tjerë, por jo deri sa të përfundonte në atentat.

Makina luksoze që përdorte viktima nuk ishte në emër të tij, por të një vajze

ME TE LEXUARAT