Ky është Leonardo Shametaj, 17-vjeçari që u përplas për vdekje nga shoferi i dehur me "Porsche" në Vlorë

Aktualitet

Ky është Leonardo Shametaj, 17-vjeçari që u përplas

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vlorës në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku 17-vjeçari që shihni në foto, Leandro Shametaj, humbi jetën pas një aksidenti tragjik.

Aksidenti ndodhi rreth orës 00:10 të datës 28 tetor 2025, në bulevardin “Ismail Qemali”. Sipas burimeve zyrtare, automjeti tip “Porsche” me targë AB737UI, i drejtuar nga Haiti Bajramaj, 32 vjeç, përplasi me forcë motomjetin me targë CA305, që drejtohej nga Shametaj.


Goditja rezultoi fatale. I riu, i cili punonte si kamarier dhe po kthehej në shtëpi pas turnit të mbrëmjes, u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të rënda dhe ndërroi jetë pak pas mbërritjes.

Nga hetimet paraprake, mësohet se drejtuesi i automjetit ka qenë në gjendje të dehur në momentin e përplasjes dhe udhëtonte tej normave të lejuara të shpejtësisë.

Tragjedia e natës ka ngjallur reagime të forta në qytet, ku shumë të rinj e kanë njohur Leonardon si një djalë të qetë e punëtor, ndërsa familjarët e tij kërkojnë drejtësi për humbjen e parakohshme të të birit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion