I dehur në timon, tentoi të korruptonte policinë për t’i shpëtuar gjobës, arrestohet 47-vjeçari në Durrës

Aktualitet

I dehur në timon, tentoi të korruptonte policinë për

Policia e Durrësit këtë të hënë ka vënë në pranga një 47-vjeçar, i cili në gjendje të dehur kreu manovra të rrezikshme. Mësohet gjithashtu se gjatë momentit të ndalimit, 47-vjeçari ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë për t’ju shmangur gjobës.

Sipas raportimeve nga policia, në pranga ka rënë shtetasi A. B., banues në Durrës, i cili u arrestua në flagrancë për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

“Gjatë patrullimit, me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit i bënë shenjë ndalimi drejtuesit të një automjeti, të cilin e konstatuan duke bërë manovra të rrezikshme në rrugën “Hysen Kërtusha”.

Nga kryerja e testit të alkoolit, drejtuesi i automjetit rezultoi në gjendje të dehur.

Për të shmangur ndëshkimin ligjor, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. B., u ka ofruar punonjësve të Policisë para, me qëllim që të mos i kryenin testin e alkoolit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion