I apasionuar pas motorave, 30-vjeçari Gazment Gropa humb jetën një ditë pas aksidentit

Aktualitet

I apasionuar pas motorave, 30-vjeçari Gazment Gropa humb jetën

Një aksident i rëndë ndodhi mesditën e djeshme në aksin rrugor Fier-Patos, ku për pasojë tre persona mbetën të lënduar. Një automjet që drejtohej nga shtetasi me inicialet A. A., dhe pasagjere kishte shtetasen E. A., u përfshi në përplasje me një motor që e drejtonte 30-vjeçari Gazment Gropa.

Për pasojë të tre mbetën të lënduar rëndë dhe u dërguan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e parë. Më pas Gazmenti, drejtuesi i motorit, u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës për shkak të lëndimeve të shumta që mori. Për fat të keq ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, duke humbur jetën ditën e sotme.

Ikja e tij ka pikëlluar familjarët dhe miqtë që e thërrisnin shkurt Gazi. 30-vjeçari ishte një i ri i apasionuar pas motorave dhe shpejtësisë, pasione të cilat i sollën dhe këtë fund të trishtë.

Hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit janë duke vijuar. Policia ka marrë në pyetje dëshmitarë të ngjarjes si dhe po bëhet vëzhgimi i kamerave të sigurisë, për të ndërtuar dinamikën e aksidentit.

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion