Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, vdes 43-vjeçari në Krujë

Aktualitet

Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, vdes 43-vjeçari në

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Ura e Tapizës-Fushë Krujë, ku ka ndërruar jetën një 43-vjeçar. Sipas policisë, shtetasi E.C ka humbur kontrollin e mjetit e për pasojë ka dalë nga rruga.

“Krujë/Informacion paraprak. Më datë 15.10.2021, rreth orës 05:17, në aksin rrugor Ura e Tapizës-Fushë Krujë, një mjet me drejtues shtetasin E. C., 43 vjeç, banues në Kamëz, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion