Drogë, municion luftarak dhe vjedhje të energjisë elektrike, arrestohen 2 të rinjtë tek “5- Maj”

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 të rinj, të akuzuar për një sërë veprash penale. Sipas policisë, K. P., 22 vjeç dhe E. Z., 34 vjeç kishin marrë një banesë me qera, ku kryenin aktivitet të jashtëligjshëm.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve K. P., 22 vjeç dhe E. Z., 34 vjeç, sepse me datë 14.05.2021, në rrugën “5-Maj”, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qera nga K. P., iu gjet dhe iu sekustruan në cilësinë e provës materiale, disa pajisje njësie kompjuterike, dy grirese të lëndëve e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, municion luftarak, si dhe iu kostatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Ndërsa shtetasi E. Z., duke qenë faturues i energjisë elektrike, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën.”, njofton policia.


