Humbi jetën tragjikisht pas shpërthimit të gomës së kamionit në Durrës, del fotoja e 20-vjeçarit

Aktualitet

Humbi jetën tragjikisht pas shpërthimit të gomës së

Personi që shihni në foton e mëposhtme është 20-vjeçari që humbi jetën në qytetin e Durrësit mëngjesin e sotëm, teksa po ndërronte gomën e një kamioni në gomisterin ku punonte.

Ai është shtetasi Rafael Telaj, i cili ndërroi jetë tragjikisht në vendin e punës

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 08:50, në lagjen nr.14/1 në Kënetë të Durrësit.

Sipas dëshmitarëve shpërthimi i gomës ishte shumë i fuqishëm, ndërsa shtuan se ndihma e shpejtë të riut iu dha shumë vonë, duke bërë që ai të ndërronte jetë.

Mësohet se i riu kishte kohë që punonte dhe siguronte të ardhurat për familjen e tij, ndërsa fati i tij u pre në mes pas incidentit që i mori jetën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion